Aktualitet

“Epidemiologët pa njohur orare, gjurmojnë çdo ditë rastet në terren”, Manastirliu: Duhet të respektojmë masat

15 Prill 2020, 10:55 Nga DOSJA
“Epidemiologët pa njohur orare, gjurmojnë çdo ditë

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me epidemiologët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë dhe ka vlerësuar maksimalisht punën e tyre në terren për gjurmimin e rasteve të dyshuara dhe identifikimin e tyre në kohë.

“Po bëhet një punë organizative nga të gjithë strukturat e njësive vendore të kujdesit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë”. Kemi 9 grupe të cilat janë organizuar nga strukturat vendore të kujdesit shëndetësor të Rajonit të Tiranës, të cilat janë duke punuar 24 orë në 7 ditë të javës, për të evidentuar, për të gjurmuar, për identifikuar dhe për të bërë gjithë hetimin epidemiologjik, për t’i dhënë gjithë informacionin e nevojshëm Institutit të Shëndetit Publik e më pas për të marrë ato të dhëna të cilat janë të rëndësishme për të kuptuar situatën në terren, në mënyrë që ne të jemi shumë më të qetë për të marrë vendimet e duhura përsa i përket vijimit të masave shtrënguese”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit me epidemiologët, Manastirliu tha se pavarësisht lehtësimit me pikatore të masave shtrënguese, duhet te vijojë respektimi i masave te vendosura për të kufizuar shpërndarjen e virusit.
“Sigurisht është bërë një lehtësim shumë me pikatore përsa i përket masave shtrënguese, duke zgjeruar dhe fashën e lëvizjes nga ora 5 e mëngjesit në orën 17:30 të pasdites në një limit prej 90 minutash. Por dua të theksoj edhe njëherë që asgjë nuk ka ndryshuar nga rregullat e mëparshme. Duhet të vijojmë të ruajmë distancimin fizik, duhet të vijojmë që të mbajmë higjienën personale dhe të moshuarit duhet të vijojnë të rrinë në banesë”, tha Manastirliu.

Ndërkohë në Shqipëri numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 494. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 19 raste të reja, pas testimit të 252 personave të dyshuar.Ndërsa, numri i viktimave ka shkuar në 25. Betejën me COVID-19 e kanë fituar 251 persona.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastitliu viktimat e covid ne shqiperi ogerta manastitliu viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll