Aktualitet

Vatër e re infeksioni në Tiranë, 5 anëtarë të një familjeje në Petrelë të infektuar, testohen personat e kontaktit

15 Prill 2020, 10:22 Nga DOSJA
Vatër e re infeksioni në Tiranë, 5 anëtarë të

Tiranë– Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë infektuar edhe 5 anëtarë të një familje në fshatin Petrelë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se përveç personave që kanë pasur kontakt me ta, janë testuar edhe punonjës të uniformave blu dhe komshinj të tyre.

 

Ndërkohë në Shqipëri numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 494. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 19 raste të reja, pas testimit të 252 personave të dyshuar.Ndërsa, numri i viktimave ka shkuar në 25. Betejën me COVID-19 e kanë fituar 251 persona.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll