Aktualitet

Doli negativ në testin e parë, burri i punonjëses së bankës në Elbasan rezulton i infektuar me COVID-19

15 Prill 2020, 10:03 Nga DOSJA
Doli negativ në testin e parë, burri i punonjëses së

Elbasan- Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se në qytetin e Elbasanit gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar i infektuar një person. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi i infektuar  është bashkëshorti i punonjëses së bankës, e cila rezultoi e prekur nga COVID-19 pak ditë më parë

Mësohet se 53-vjeçari ka dalë pozitiv në testin e dytë, pasi në të parin rezultoi negativ.  Po kështu të infektuara janë edhe dy vajzat e tij. Në total në Elbasan deri më tani janë 16 raste të konfirmuara me koronavirus.

Ndërkohë në Shqipëri numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 494. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 19 raste të reja, pas testimit të 252 personave të dyshuar.Ndërsa, numri i viktimave ka shkuar në 25. Betejën me COVID-19 e kanë fituar 251 persona.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll