Bota

Danimarka lëshon dorën: Deri më 20 prill do të hapen të gjitha shkollat e çerdhet, ja rregullat që duhen zbatuar

15 Prill 2020, 08:25 Nga DOSJA
Danimarka lëshon dorën: Deri më 20 prill do të hapen të

DANIMARKË– Danimarka është vendi i parë që ka nisur planin për rihapjen e shkollave. Mediat vendase shkruajnë se edhe pse në këtë vend Covid-19 ka shënuar 266 viktima po shkollat do të hapen pavarësisht kësaj.

Pjesë e planit për lehtësimin e masave drastike do të jetë edhe hapja e çerdheve. Deri më tani janë hapur 35% e shkollave në Kopenhagen, pasi të tjerat kanë kërkuar më shumë kohë. Por, deri më 20 rill të gjitha shkollat do të jenë hapur, bashkë kopshtet e çerdhet.

Gjithsesi, Danimarka nuk ka ardhur planin e masave edhe pas hapjes së shkollave. Çdo bankë duhet të jetë rreth dy metra larg njëra-tjetrës dhe në pushime, nxënësit nuk duhet të grumbullhen në grupe.

Deri më tani, në Danimarkë 266 persona kanë humbur jetën, ndërsa 6.706 janë të infektuar.

Ndërkohë numri i të infektuarve në të gjithë botën nga koronavirusi ka arritur në 2 milionë e 66 persona, ndërsa 126 754 persona kanë vdekur nga virusi. Deri më tani janë shëruar 484 597 persona. Shteti me më shumë të infektuar dhe të vdekur në shkallë botërore është SHBA, me 614 246 të infektuar dhe 26 064 viktima. Më pas vjen Spanja, me 174 060 të infektuar dhe 18 255 viktima.

Ndërsa, në vendin tonë janë konfirmuar si mbartës të Covid-19, 475 persona dhe 24 viktima.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota danimarka hap shkollat koronavirusi ne bote plani i masave per covid-19 danimarka hap shkollat koronavirusi ne bote plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll