Aktualitet

Rikthehet dimri/ Dibra zbardhet nga dëbora, banori: Do na ketë dëmtuar frutikulturën, sapo kishin çelur pemët

15 Prill 2020, 09:10 Nga DOSJA
Rikthehet dimri/ Dibra zbardhet nga dëbora, banori: Do na ketë

Dibër-Rikthehet sërish dimri. Mbrëmjen e së martës janë rikthyer reshjet e borës në zonat malore të Qarkut Dibër. Ndryshe, nga bora e 1 Prillit, kjo e fundit nuk pati kohëzgjatje duke bërë që trashësia në zonat e thella të shkojë jo më shumë se 15 centimetra. Ndërsa, në zonat më të ulëta ajo ka filluar të shkrijë.

Gazetari Enver Doçi raporton se banorët e fshatrave kanë frikë se bora mund të ketë shkatuar probleme në frutikulturë. Një prej tyre është shprehur se ajo mund të ketë dëmtuar

“Dëbora ka dëmtuar pemët, pasi ato kishin çelur lulet, Kjo borë na i ka prishur të gjitha. Prodhimi do të jetë shumë i dobër”, u shpreh një banor.

Po kështu, reshjet e mbrëmshme nuk kanë shkaktuar probleme në bllokimin e rrugëve. Autoritetet bëjnë të ditur se rrugët nacionale e ato rurale janë të kalueshme pa probleme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dëborë në dibër dëborë në dibër

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2020, 06:21

Në luftë me një virus

Presidenti amerikan Donald Trump e ka etiketuar veten një president në kohë lufte dhe shumë të tjerë nëpër botë po përdorin një gjuhë të ngjashme. Ky është një ...