Aktualitet

COVID-19 po bën kërdinë në SHBA/ Mjeku shqiptar, Sulejmani: Fajin e ka Kina, nuk paraqiti të dhëna të sakta

15 Prill 2020, 08:40 Nga DOSJA
COVID-19 po bën kërdinë në SHBA/ Mjeku shqiptar, Sulejmani:

Tiranë-Mjeku shqiptar në Nju Jork, Sulejman Çelaj, drejtues i Departamentit të Kardiologjisë në spitalin e San Barnabas, në Bronx ka deklaruar së fundmi se virusi është përhapur masivisht në SHBA, pasi Kina në fillim nuk paraqiti të dhëna të sakta për COVID-19. Në një intervistë për A2CNN me gazetaren Alba Alishani, ai tha se SHBA në luftën me COVID-19 u gjet e papërgatitur.

“Fillimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u gjendën të përgatitur për këtë krizë globale. Unë personalisht fajësoj të dhënat që kanë ardhur nga Kina, të cilat nuk ishin të sakta. Ju kujtohet që presidenti Trump doli para mediave dhe tha se do të kemi 15 pacientë dhe pas 2 javësh shkon numri në 0, duke bazuar të dhëna ng Kina. Nuk kishim informata të sakta, prandaj na gjeti të papërgatitur. Është për të ardhur keq, se një superfuqi siç është Amerika, me një mjekësi kaq të përsosur nuk arriti t’i bënte ballë gjendjen alarmante. Ditët e fundit situata është qetësuar, ka ndryshuar.”,  është shprehur mjeku.

Mbi 2 milionë njerëz rezultojnë të infektuar me COVID-19 në botë. Deri më tani kanë humbur jetën 126,758 persona. Vendet më të prekura janë SHBA, Kina, Italia, Franca dhe Spanja. SHBA ka numrin më të madh të viktima, pasi atje kanë humbur jetën 26,064 persona dhe rezultojnë të infektuar 614,246 të tjerë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shba sulejman çelaj koronavirusi ne shba sulejman çelaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2020, 06:21

Në luftë me një virus

Presidenti amerikan Donald Trump e ka etiketuar veten një president në kohë lufte dhe shumë të tjerë nëpër botë po përdorin një gjuhë të ngjashme. Ky është një ...