Aktualitet

Mbyllja e tregut në Vlorë, drejtori i AKU-së, Binaj: Ky vendim do të jetë në fuqi derisa bashkia të marra masat e distanc

15 Prill 2020, 08:46 Nga DOSJA
Mbyllja e tregut në Vlorë, drejtori i AKU-së, Binaj: Ky vendim do

Vlorë- Ditën e sotme, me një vendim të Shtabit të Mbrojtjes Civile dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është mbyllur tregun i Orizit në Vlorë.  Mësohet se mosrespektimi i distancave ka qenë një prej arsyeve kryesore që është marrë ky vendim. Drejtori i AKU-së në Vlorë, Syrja Binaj tha se ky treg do të mbyllet deri në përmirësimin e masave dhe më pas mund të  hapet sërish.

“Është një nga tregjet që ka pasur problematikë më të madhe në qytet për zbatimin e masav ndaj COVID-19. Duke qenë se ky treg ka pasur qarkullim makinash, hapësira të kufizuara dhe dyndje të qytetarëve kemi hasur problematikë ku kem këshilluar tregtarët dhe qytetarët për të respektuar masat. Por duke qenë se nuk arritëm të shmangni këto probleme, vendosëm që kjo të mbyllet dhe të merren masat për rregullimin e tyre. Kur bashkia bën tregun gati ai do të hapet. Mes tyre ndalimin e qarkullimit të automjeteve brenda tregut. Pikëzimin për ruajtjen e distancave. Nuk mund të njoftohet tregtari për mbylljen e tregut, por ai njoftohet për respektimin e masave për mbrojtjen nga COVID-19. Dhe tregjet e tjera kanë pasur problematika por janë më të kontrolluara dhe janë marrë masat e duhura’, është shprehur ai.

Ndërkohë, tregtarët në Vlorë janë ngritur në protestë, pasi shprehen se ky vendim është i padrejtë. Ata kanë deklaruar se mallrat e tyre do të prishen dhe se nuk kanë të ardhura të tjera.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet tregu në vlorë syrja binaj mbyllet tregu në vlorë syrja binaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2020, 06:21

Në luftë me një virus

Presidenti amerikan Donald Trump e ka etiketuar veten një president në kohë lufte dhe shumë të tjerë nëpër botë po përdorin një gjuhë të ngjashme. Ky është një ...