Aktualitet

Kukësi zgjohet në dëborë, koronavirusi sjell petkun e bardhë në qytetin verior

15 Prill 2020, 08:45 Nga DOSJA
Kukësi zgjohet në dëborë, koronavirusi sjell petkun e

KUKËS– I infektuari i parë më Covid-19 në Kukës, një ditë më parë ka sjellë edhe borën me vete. lajmi i keq për përhapjen e koronavirusit në qytetin verior të Shqipërisë ka përkuar edhe me mbulimin e këtij vendi nga petku i bardhë.

Siç shihet edhe në foto, një pjesë e Kukësit, kryesisht Shishtaveci është zbardhur nga dëbora.

Ndërkohë në këtë qytet tashmë janë gjashtë persona të konfirmuar me Covid-19. Dy janë infermierë, ndërsa katër të tjerët janë familjarë të infermierit të djeshëm që shënoi rastin e parë me koronavirus në Kukës.

Ndërkohë, në vendin tonë janë infektuar 475 persona, 24 qyetarë kanë humbur jetën dhe 248 qytetarë janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me COVID-19,  dy prej tyre personel mjekësor. Harta e të prekurve u zgjerua me 6 raste në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet debore ne kukes kukes debore ne kukes kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2020, 06:21

Në luftë me një virus

Presidenti amerikan Donald Trump e ka etiketuar veten një president në kohë lufte dhe shumë të tjerë nëpër botë po përdorin një gjuhë të ngjashme. Ky është një ...