Ekonomi

Landfilli i Sharrës, një vepër inxhinierike unikale për Shqipërinë

15 Prill 2020, 09:53 Nga DOSJA

Shoqëria konçesionare për menaxhimin e mbetjeve urbane në Landfillin e Sharrës “Integrated Energy”, ka nisur prej dy vjetësh të kryejë punën e saj për ngritjen e impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane për Tiranën dhe hedh hapa çdo ditë duke garantuar një kryeqytet me mjedis më të pastër e më të sigurt për shëndetin e njerëzve në mënyrën më efiçente. Projekti i cili është në përfundim të lotit të dytë të punimeve po realizohet konform gjithë standarteve ndërkombëtare, normativave ambientale, sipas direktivave të BE dhe kuadrit ligjor Shqiptar për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimit të integruar të mbetjeve.  Në mbështetje të këtij projekti madhor me standarte të larta vjen eksperienca ndërkombëtare e konsulentëve dhe stafit teknik drejtues, në lidhje me ndërtimin e impianteve të përpunimit me partnerë nga më të suksesshmit në Evropë për teknologjinë e trajtimit të mbejteve siç janë kompanitë De Mare SRL, Conveco SRL dhe kompania Icaria SRL.

Këta lider evropianë garantojnë realizimin final të këtij projekti madhor që do të sigurojë menaxhimin e mbetjeve urbane dhe të ngurta për Qarkun Tiranë dhe falë teknologjisë superiore, finalizimin e një vepre inxhinierike unikale për Shqipërinë. Ky projekt ndër më gjigandët në vendin tonë, ka në fokus një drejtim të mirëorganizuar për shëndetin, sigurinë dhe mjedisin, duke konsideruar eksperiencat më të mira evropiane në këtë fushë, që do të aplikohen së bashku me ekspertët ndërkombëtarë.

Puset e biogazit standart i fundit i përcaktuar për vendet e BE, instalohen në landfillin e Sharrës.

“Integrated Energy” nw Landfillin e Sharrës ka ofruar impiantin e biogazit detyrim i BE-së vendosur vitet e fundit për vendet e saj anëtare. Korniza për sistemin aktual të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri dhe në Qarkun e Tiranës është përshkruar me referencë në përmbajtjen e Progres Raporteve të Komisionit Evropian për përmbushjen e kërkesave në kuadër të Marreveshjes së Stabilizim Asocimit.

Çdo ditë në këtë landfill asgjesohen mesatarisht 700 ton mbetje, të cilat kapsulohen me metodat më bashkëkohore. Mbeturinat urbane depozitohen aty dhe ngjeshen nëpërmjet mjeteve specifike (buldozer, kompaktor). Më pas kur zona që kultivohet me mbetje arrin në nivelin e duhur, bëhet mbulimi me dhè, dhe instalohen puset e biogazit. Këto puse shërbejnë për eleminimin e gazrave që krijohen nga dekompozimi i mbetjeve dhe ndalojnë çlirimin e tyre në atmosferë. Impianti i biogazit bën filtrimin dhe djegjen e tyre, duke respektuar emëtimet në atmosferë.

Si po realizohet kapsulimi i mbeturinave në landfillin e Sharrës

Për asgjesimin e mbetjeve dhe kthimin e Sharrës në zonë të gjelbëruar po përdoren shtresa gjeokompozit (për kapjen e biogazit), një shtresë HDPE (high density polyethylene) polietilen me densitet të lartë dhe një shtresë gjeokompozit për ujrat e shiut. Pas këtyre proceseve në landfillin e Sharrës (në sipërfaqet ku puna ka përfunduar) është realizuar mbyllja finale që njihet si kapsulimi i Landfillit të Sharrës.

Mbyllja bëhet hermetike, mbushet me dhè vegjetativ dhe në fund mbillet me pemë. Deri tani në Landfilllin e Sharrës në hapsirat e kapsuluara janë mbjellë 20 mijë pemë, por numri i tyre sipas projektit do të shkojë në 40 mijë të tilla. Sipërfaqa e Landfillit është 120 ha dhe brenda kësaj hapsire llogaritet të ndërtohen 5 landfille.

“Integrated Energy” lider në fushën e mbrojtjes së mjedisit,

“Integrated Energy” është e angazhuar të jetë lider në fushën e mbrojtjes së mjedisit, duke rritur vetëdijen dhe performancën superiore nëpërmjet një proçesi të përmirësimit të vazhdueshëm e duke bashkëpunuar me konsulentët dhe ekspertizën më të mirë ndërkombëtare.

Investimi në Impiantin e Prodhimit të Energjisë nga Përpunimi i Mbetjeve për Qarkun Tiranë, gjeneron vende te reja pune, ku sipas kategorive të ndryshme punësohen edhe lokalisht ekipe me stafe të konsiderueshëm në numër. “Integrated Energy” ka në ekipin e tij të punësuar dhe do të punësojë në çdo etapë të punës individë me ekspertizë të lartë në kualifikimin e duhur për çdo pozicion pune që do hapet.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi integrated energy b. v landfilli i sharres integrated energy b. v landfilli i sharres

Sondazh

Poll