Ekonomi

Ministrja Denaj flet për paketën e dytë ekonomike: Përfitojnë 176 mijë qytetarë e biznese

13 Prill 2020, 19:58 Nga DOSJA
Ministrja Denaj flet për paketën e dytë ekonomike:

TIRANË- Ministra e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka folur sot për paketën e dytë ekonomike të prezantuar nga Kryeministri Edi Rama. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Denaj tha se tha se janë 176 mijë persona që marrin 40 mijë Lekë të rinj nga paketa e dytë ekonomike.

Paketa e parë do të vazhdojë në atë formë që është bërë publike nga qeveria. Ndërsa në paketën e dytë ekonomike janë 176 mijë persona përfitues të cilët do të marrin 40 mijë lekë për këtë muaj. Kategoritë fituese janë biznesi i vogël që edhe pse ka qenë hapur nuk ka pasur klietelë, janë turzimi, ato që merren me akomodim dhe personat që kanë humbur punën nga kjo situatë”, u shpreh ministrja.

Rama ka prezantuar sot paketën e dytë ekonomike. Kryeministri bëri me dije se do jetë 176 mijë qytetarë që do ndihmohen, duke marrë nga 400 USD secili. Ai bëri me dije se në fund të majit do të prezantohet dhe një paketë e tretë që do ndihmojë mijëra qytetarë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi anila denaj masat kunder covid 19 paketa e dyte ekonomike anila denaj masat kunder covid 19 paketa e dyte ekonomike

Sondazh

Poll