Ekonomi

“Ndihmuam 90% të biznesit të vogël”, Ahmetaj sqaron paketën e parë ekonomike: Brenda majit do jenë paguar të gjithë

14 Prill 2020, 16:28 Nga DOSJA
“Ndihmuam 90% të biznesit të vogël”, Ahmetaj sqaron

TIRANË- Ministri i Rindërtimit që është përgjegjës dhe për menaxhimin e situatës së COVID-19, Arben Ahmetaj ka folur sot për ndihmën që qeveria i ka dhënë biznesit. Një intervistë për News 24, Ahmetaj tha se është ndihmuar 90% e biznesit të vogël dhe shumë shpejt qeveria do të ketë një paketë të tjerë ekonomike, për t’i thënë akoma më shumë frymëmarrje qeverisë.

Gati 90% e biznesit të vogël e ka marrë një ndihmë nga qeveria Rama, ndihma është shumë e kujdesshme dhe i përgjigjet problemeve që po kalojnë. Nga paketa e parë 31 mijë i kanë marrë pagesat, duke ndjekur punën e shkëlqyer të Tatimeve them që paketa e parë brenda muajit maj do të jetë e ezauruar, pra do jetë shpërndarë”, u shpreh Ahmetaj.

Një ditë më parë qeveria prezantoi paketën e dytë ekonomike ku do të ndihmohen 176 mijë individë dhe biznese me 40 mijë lekë për përballimin e situatës së pandemisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi arben ahmetaj masat kunder covid 19 plani i qeverise per koronavirusin arben ahmetaj masat kunder covid 19 plani i qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll