Ekonomi

“Nuk është koha të themi fitore”, mjeku Tritan Kalo thirrje qytetarëve: Dëgjoni specialistët e jo gjithologët

11 Prill 2020, 20:29 Nga DOSJA
“Nuk është koha të themi fitore”, mjeku Tritan Kalo

TIRANË- Mjeku i njohur Tritan Kalo ka analizuar sot situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe shkruan se nuk është ende koha që të themi ‘fitore’. Kalo shprehet se qytetarët nuk duhet të abuzojnë me orët e daljes nga shtëpia, pasi edne duhet të kemi distanzimin fizik e frikën e COVID-19.

Më tej ai shkruan se duhet dëgjuar këshillat e specialsitëve dhe jo të gjithologëve, pasi kjo është për të mirën e të gjithëve. “JU DUAM shumë, POR edhe ju duhet të doni më shumë veten tuaj, si dhe të respektoni përkushtimin e punën tonë….BASHKË ME SIGURI do ja dalim mbanë!!!”, shton Kalo.

POSTIMI I PLOTË

DURIM, durim dhe vetëm durim…..PËRSËRITJA mbetet mama e dijes, dhe aspak baba e mërzitjes….Jemi ende larg së të thirrurit FITORE….Vetëizolimi, distancimi fizik, higjena vetjake dhe ajo kolektive, ushqimi, ajrimi i mjedisive tona, rehidrimi po fillojnë të na shpërblehen, POR me orët e “liridaljes” nuku duhet abuzuar….UDHËT e Tiranës zhurmojnë dhe t’a thyejnë pak zemrën ku sheh pamje si më poshtë…..Në spital me infermjeret tona duararta e fjalëpakë të Pavjonit të parë, Mirën e Lulin si dhe me Agimin, i cili po përballet me Sars-Coc2/Covid-19 dhe këmbëngul që të bëjmë një foto së bashku….

Fjalët në mesazhin e tij që bashkëshoqërojnë foton me të, janë prekëse dhe përmbajnë shumë mirënjohje: “Më bërë ta shijoj këtë shkëlqim dielli në dritaren time. Përqafime me mirënjohje të thellë.”…. DËGJONI vetëm këshillat e specialistëve dhe jo ato të gjithologëve, për të mirën e shëndetit tuaj fizik dhe mendor….JU DUAM shumë, POR edhe ju duhet të doni më shumë veten tuaj, si dhe të respektoni përkushtimin e punën tonë….BASHKË ME SIGURI do ja dalim mbanë!!!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll