Ekonomi

Unioni i Këshillave Studentorë sondazh me 2000 studentë: U bëhet presion nga pedagogët, kërkojmë të mos paguhet tarifa p

14 Prill 2020, 18:39 Nga DOSJA
Unioni i Këshillave Studentorë sondazh me 2000 studentë: U

TIRANË- Unioni i Këshillave Studentorë kanë zhvilluar një sondazh me 2000 studentë, të cilët janë pyetur për mënyrën se si po zhvuillohet mësimi online. Një një njoftim UKS se studentët kanë ngritur disa shqetësime, ku shumë rpej tyre nuk kanë mundësi ekonomike për aksesim në internet.

Po ashtu të tjerë shprehen se kanë presion nga stafi pedagogjik për frekuentimin e rregullt të mësimit, pa marrë parasysh kushtet në të cilat ndodhen. “Unioni i Këshillave Studentorë ju bën thirrje institucioneve përkatëse arsimore të merret parasysh dhe mos pagesa e tarifave të semestrit të dytë të vitit akademik , për shkak të gjendjes së rënduar që është krijuar në xhepat e familjeve shqiptare , ku studentët janë pjesa më e prekur”, shtohet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Duke qenë se mësimdhënia online është një metodë JO e praktikuar në republikën e Shqipërisë, Unioni i Këshillave Studentorë ka realizuar një pyetësor në lidhje me këtë çështje ku në fokus janë problematikat e hasura nga studentë të të gjitha universiteteve në vend.  Më shumë se 2000 studentë i janë përgjigjur pyetësorit , nga i cili janë evidentuar shqetësimet më të rëndësishme si më poshtë:

Pamundësia ekonomike për akses të rregullt në internet (më së shumti studentë që jetojnë në rrethe); Mungesa e mjeteve të nevojshme për realizimin e mësimit online për të cilat nevojiten shpenzime ekstra të konsiderueshme; Presion nga stafi pedagogjik për frekuentimin e rregullt të mësimit, pa marrë parasysh kushtet në të cilat ndodhen studentët

Duke mirëkuptuar të gjitha vështirësitë e mundshme Unioni i Këshillave Studentorë ju bën thirrje institucioneve përkatëse arsimore të merret parasysh dhe mos pagesa e tarifave të semestrit të dytë të vitit akademik , për shkak të gjendjes së rënduar që është krijuar në xhepat e familjeve shqiptare , ku studentët janë pjesa më e prekur.

Duke falenderuar të gjithë studentët që ju përgjigjen thirrjes tonë, Unioni i Këshillave studentorë fton të gjithë organet përkatëse të Arsimit të Lartë të marrin parasysh shqetësimet e ngritura nga studentët nëpërmjet këtij pyetësori , për të patur një bashkëpunim sa më të frytshëm dhe për ta kaluar këtë situatë në formën e duhur.  Puna jonë nuk mbaron me kaq. Unioni i Këshillave studentorë do t’ju japë zë problematikave reale të të rinjve në Republikën e Shqipërisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale kerkesat e studenteve masat kunder covid 19 unioni i këshillave studentorë kerkesat e studenteve masat kunder covid 19 unioni i këshillave studentorë

Sondazh

Poll