Ekonomi

COVID-19/Këshilli Europian miraton buxhetin e ndryshuar të BE-së për vitin 2020, lëvrohet fondi prej 100 mln euro për rind

15 Prill 2020, 05:21 Nga DOSJA
COVID-19/Këshilli Europian miraton buxhetin e ndryshuar të BE-së

Europë- BE po vë në dispozicion pothuajse të gjitha paratë e mbetura nga buxheti i këtij viti për të luftuar pandeminë COVID-19. Këshilli Europian ka miratuar sot dy propozime që ndryshojnë buxhetin e BE për vitin 2020 në mënyrë që të çlirojnë fonde për t’iu përgjigjur krizës së COVID-19.

“Paratë gjithashtu do të vihen në dispozicion për të ndihmuar Greqinë të merret me presionet e shtuara migratore dhe të mbështesë rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit. Mbështetja financiare është rritur me 3.57 miliardë euro, duke arritur në 172.2 miliardë euro. Pagesat janë rritur me 1.6 miliardë euro, duke arritur në një total prej 155.2 miliardë euro”, thuhet në njoftimin e KE.

“Një lajm i mirë që pavarësisht hallit të madh të përballimit të pasojave të kësaj lufte botërore, BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në Bruksel dhe 100 milionë euro e premtuar nga Komisioni Europian për rindërtimin, u alokuan në buxhetin e rishikuar të BE 2020”, reagoi kryeministri Rama.

Drafti për ndryshimin e buxhetit Nr. 1 rrit zotimin për 567 milion euro dhe pagesat për 77 milion euro.

Drafti për ndryshimin e buxhetit Nr 2 cakton një angazhim shtesë prej 3 miliardë euro dhe 1.53 miliardë euro në pagesa për të trajtuar pandeminë COVID-19.

Marrë  nga Monitor

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi 100 mln euro ndihmë për shqipërinë viktimat e covid ne shqiperi 100 mln euro ndihmë për shqipërinë viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll