Ekonomi

‘Nga erdhi, si vepron dhe çfarë shkakton?’/ Këto gjëra nuk i dinim për koronavirusin, ndryshimi tek stërkalat e kollë

14 Prill 2020, 16:42 Nga DOSJA

ITALI– Profesoresha italiane Ersila Buonomo ka bërë një analizë, ku edhe ka përmbledhur gjithë faktet që dihen deri tani për koronavirusin. Në shkrimin e saj, ajo ka sqaruar se cilat janë karakteristikat e koronavirusëve, nga ka ardhur pandemia, cilat janë metodat e transmetimit dhe shumë detaje të tjera lidhur me mënyrën sesi reagon trupi ynë ndaj pandemisë.

Bazuar edhe në shifrat e Kinës, Buonomo ka përcaktuar edhe kohën që i duhet të infektuarve për t’u shëruar apo sa është mesatarja e ditëve që ‘vuajnë’ pacientët që ndërrojnë jetë.

PJESË NGA ARTIKULLI:

Nga vjen koronavirusi?

Koronaviruset janë identifikuar si patogjene që nga vitet 1960. Virusi infekton njerëzit dhe vertebrorët e tjerë. ‘Sëmundja’ kryesisht prek organet e frymëmarrjes dhe shkakton që nga ftohja më e zakonshme tek infeksionet më të rënda, siç është pneumonia. Shumë ‘fajësojnë’ lakuriqin e natës si përhapës të koronavirusit por kjo nuk do të thotë që agjentë të tjerë nuk kanë ndikuar në transmetim.

A janë të njohura koronaviruset me sistemin tonë imunitar?

Po dhe jo: koronaviruset e njohura deri më tani, të zakonshme në të gjithë botën, janë shtatë. Pork a edhe ata që janë identifikuar në mijëvjeçarin e ri ndaj të cilëve shumica e popullatës nuk është imune.

Koronaviruset e zakonshme njerëzore

1 – 229E (koronavirus alfa) 2 – NL63 (koronavirus alfa) 3 – OC43 (beta coronavirus) 4 – HKU1 (beta coronavirus) Koronaviruset që shkaktuan epidemi: 5 – MERS-CoV (beta koronavirusi që shkaktoi problemet e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme) 6 – SARS-CoV (beta koronavirusi që shkakton problemet akute të frymëmarrjes) 7 – SARS-CoV-2 (koronavirusi që shkakton COVID-19)

Kush është ‘fajtor’ për përhapjen e koronavirusit?

Në një intervistë të fundit në “New York Times” shkrimtari David Quammen the se pandemia është pasojë e veprave të njeriut. Globalizimi ka shumëfishuar mundësinë e kontaktit midis njerëzve dhe kafshëve duke shkaktuar rritjen e kontaktit me patogjenët.

Cila është metoda e përhapjes?

Sigurisht kryesorja është përhapja përmes ajrit. Teshtitja ose kollitja gjeneron një “re” me stërkala. Pikat më të rënda bien në tokë për shkak të gravitetit, ndërsa ato të voglat dhe të lehtat qëndrojnë në ajër pothuajse pafundësisht. Ky fakt është mbështetur edhe nga inxhinieri Bakhtier Farouk, i cili jep leksione në Universitetin e Drexelit. Kolla tipike fillon lehtë dhe më pas rëndohet duke bërë që e gjithë fryma që lëshohet gjatë procesit të mbushë me ajër një shishe dy litërshe. Stërkalat kanë fuqinë që të lëvizin 75 km në orë. Ndërsa teshtimat kanë më shumë fuqi, pasi arrijnë që të lëvizin me 320 km në orë.

“Sipas studimit një pikëz e emetuar nga kolla nga një personi të sëmurë mund të mbajë 200 milion grimca të infektuara.”

Por sa zgjat peridha e shërimit? Dhe përse nuk është e njëjtë me të gjithë pacientët e infektuar nga koronavirusi?

Duke marrë parasysh të dhënat në Kinë; 2.5% e të prekurve shërohet brenda 5.1 dhe 5.9 ditësh; po aq shërohet brenda 2.2 ditësh, ndërsa vetëm 101 nga 10,000 raste e tejkalojnë afatin e 14 ditëve në karantinë. Po ashtu në Kinë është vënë re se koha mesatare mes shfaqjes së simptomave deri tek humbja e betejës është 8 ditë. Brenda këtyre ditëve, në rast se nuk ka përmirësim, i infektuari mund të ndërrojë jetë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale ersila buonomo koronavirusi ne bote simptomat e koronavirusit ersila buonomo koronavirusi ne bote simptomat e koronavirusit

Sondazh

Poll