Ekonomi

‘Pamë që 40 punonjës humbën punën’, Denaj tregon qëllimin e paketës së dytë ekonomike: Frenimi i papunësisë

14 Prill 2020, 20:26 Nga DOSJA
‘Pamë që 40 punonjës humbën punën’, Denaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka treguar sot detaje për paketën e dytë ekonomikë të prezantuar dje nga qeveria. Në një lidhje direkte me emisionin “Real Story”, Denaj u shpreh se paketa e dytë ka si qëllim të ndihmojë punonjësit e larguar nga biznesi i madh kurse për këtë të fundit thotë se lehtësimet tashmë janë bërë.

Sipas saj paketa kërkon që punonjësit të mos humbasin vendin e tyre të punës, pasi u jep mundësi bizneseve që marrin kredi për të dhënë pagat. Reagimi i nga qeveria erdhi pasi pa se 40 mijë punonjës humbën punën.

Në paketën e parë adresuam ndihmën ndaj bizneseve që u mbyllën me qarkullim deri në 14 milionë lekë. Kjo e dyta është për biznesin e madh dhe në paketën e parë anonçuam edhe garancinë sovrane për biznesin e madh. Banka anonçoi edhe mospagimin e 3 muaj të kësteve të kredisë. Biznesi i madh kishte mundësi të orientonte likuiditetin e këtyre lehtësirave për të mbajtur në punë punonjësit. Në mars dhe në prill mund të jepeshin leje. Në momentin që ne hymë në zgjerimin e paketës shohim që janë 40 mijë persona që janë ç’regjistruar dhe është përgjegjësia e qeverisë që t’i ndihmojë me paketë që është pagesë e drejtpërdrejtë.

Ndërkohë pagesa që i bëhet biznesit të madh, janë dy elemente që ndalojnë largimet nga puna. Ndërkohë janë 20 mijë biznese që janë mbyllur dhe janë me xhiro mbi 14 milionë lekë janë dhe bizneset e turizmit. Në këtë zgjerim pakete biznesi i madh e ka marrë vëmendjen dhe për të ndaluar largimin. Por bëhet nga pronarët që vendosin si do të jetë situata dhe shpresoj që mos rritet papunësia dhe zgjerimi i aktivitetit të biznesit nuk do të ndodhë që në maj të hapen të gjitha bizneset por është shtysë që pas majit të riorgtanizojnë aktivitetet e tyre dhe mos e mendojnë marrëdhënien me punonjësit siç është tani”, u shpreh Denaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi anila denaj masat kunder covid 19 paketa e dyte ekonomike anila denaj masat kunder covid 19 paketa e dyte ekonomike

Sondazh

Poll