Aktualitet

E rëndë në Itali/ Humb jetën shqiptarja shtatzënë, dyshimet e para të mjekëve

6 Shkurt 2019, 16:55 Nga DOSJA
E rëndë në Itali/ Humb jetën shqiptarja shtatzënë,

ITALI- Një nënë e re shqiptare me një fëmijë rreth 1-vjeç dhe në pritje të fëmijës së dytë, ka humbur jetën papritur në Francavilla al Mare, në Itali.

Sipas raportimit të medieve italiane, mësohet se se 24-vjeçarja Joana Hoxha ka qenë në muajin e katërt të shtatzënisë, ndërsa dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Burime të njëja bëjnë me dije se 24-vjeçarja shqiptare ndodhej në banesën e saj kur u ndje keq, së bashku me bashkëshortin Fabio Scarponi, i njohur në qytet si menaxher i dy lokaleve.

Pavarësisht se ai kërkoi ndihmë dhe stafi mjekësor mbërriti në vend, ka qenë e pamundur t’i shpëtohet jeta nënës dhe foshnjës. Ndërkohë, pritet që trupi i së resë t’i nënshtrohet një ekspertize mjekoligjore për të zbuluar shkaqet e plota të vdekjes.

(a.m/dosja.al)

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet itali joana hoxha itali joana hoxha

Sondazh

Poll