Sport

“Harry Kane duhet të shkojë te United, por jo te ky United aktual”

14 Prill 2020, 19:26 Nga DOSJA
“Harry Kane duhet të shkojë te United, por jo te ky United

Harry Redknapp mendon se sulmuesi më i mirë anglez duhet të luajë te United, por jo te kjo skuadër aktuale e “Djajve të kuq”. Ai ka folur në lidhje me kapitenin e “3 Luanëve” me fjalë të mëdha, duke theksuar se ai meriton ekip të madh.

“Real apo Barcelona? Mendoj se do të ishte mirë te Manchester United. Harry Kane do të qëndronte shumë mirë te ‘Djajtë e kuq’, por diçka e tillë nuk do të ndodhë, pasi ata nuk janë më lart se Tottenham për momentin”, ka deklaruar Redknapp.

“Sipas meje, nuk ka pse ta bëjë, pasi të dy skuadrat po mundohen të qëndrojnë në katërshen më të mirë”, – tha ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kanë redknapp united kanë redknapp united

Sondazh

Poll