Sport

Dortmundi mposht konkurrencën e Juves, ofron 40 mln euro për talentin e La Ligës

14 Prill 2020, 17:00 Nga DOSJA
Dortmundi mposht konkurrencën e Juves, ofron 40 mln euro për talentin

Ferran Torres kërkohet nga disa klube big në Europë, si Real Madrid, Juventus, PSG dhe së fundmi edhe Borussia Dortmund. Sulmuesi i talentuar i Valencias kërkohet nga shumë klube të rëndësishme, por verdhezinjtë duken më efikasë në negociata.

Sipas mediave spanjolle, klubi gjerman ka bërë gati 40 mln euro për të blerë lojtarin. Kontrata e tij skadon në vitin 2021 dhe gjermanët duan ta sigurojnë që në verë, pasi mund ta marrin me një çmim më të lirë. Klauzola e tij e largimit është 100 mln euro, por meqë nuk ka shumë vite kontratë, mund të negociohet për shumë më lirë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dortmund merkato torres dortmund merkato torres

Sondazh

Poll