Sport

Serie A po bëhet gati të rifillojë, por ka një problem! Askush nuk dëshiron të luajë në veri të Italisë

14 Prill 2020, 16:37 Nga DOSJA
Serie A po bëhet gati të rifillojë, por ka një problem!

ITALI- Serie A dëshiron që të rinisë rrugëtimin e saj. Pavarsisht se nuk ka unanimitet në këtë temë, me disa presidentë që janë kundër (Cairo, Cellino kanë qëne të fundit në listën e gjatë), futbolli italian gjithesesi pritet të rikthehet.

Sipas asaj që tregon Repubblica, Serie A po pret një protokoll mjekësor dhe ka mbledhur për ditën e mërkurë një këshill – ku do të diskutohet gjithçka me gjerësi – e do të preken të gjitha temat dhe linjat e mbrojtjes së shendetit nga ana e Federates.

Nuk përjashtohet mundësia që të ketë një kundërshtim publik të disa klubeve për rihapjen e Serie A. Gjithesesi, tema kryesore do të jetë një tjetër: si dhe ku do të luhet kur gjithçka do të filloje? Inter, Milan dhe Atalanta janë skuadrat më të prekura në këtë mes.

Prandaj, po studiohet një rikthim i kampionatit duke mos luajtur më në Lombardi por kjo hipotezë do të detyronte skuadrat të luanin jashtë shtëpisë së saj. Ideja e çuditshme është ajo që asnjë ndeshje të mos luhet në veri të Italise dhe nga ky vendim pritet të preken 14 skuadra. Kështu, stërvitjet e tyre të bëhen në një destinacion tjetër dhe ndeshjet të luhen ne jug.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne futboll rifillimi i seria a seria a koronavirusi ne futboll rifillimi i seria a seria a

Sondazh

Poll