Sport

Interi gjurmon talentet, fiton betejën me Ajax-in për një adoleshent

14 Prill 2020, 16:22 Nga DOSJA
Interi gjurmon talentet, fiton betejën me Ajax-in për një

Interi nuk po mendon vetëm për merkaton e skuadrës së parë, por edhe për të ardhmen. Ndoshta edhe prej krizës prej koronavirusit, në Milano sytë janë nga talentet.

Klubi zikaltër do futbollistin e ri nga Bullgaria, Nikola Iliev. Mesfushori me tipare sulmuese ishte afër Ajax-it, por në fund zgjodhi italianët.  Menaxheri i 15-vjeçarit ka folur në lidhje me çështjen e transferimit

“Ne ishim afër transferimit tek Ajax, por e kuptuam se Interi ishte klubi i duhur për të Drejtori sportiv Piero Ausilio planifikoi të udhëtonte në Bullgari, por vizita e tij u anulua për shkak të COVID-19. Kishte interes për të dhe nga skuadrat bullgare”, – tha ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport iliev inter merkato iliev inter merkato

Sondazh

Poll