Sport

Zbardhet plani për Premier League! Do luhen 4 ndeshje në ditë në “Wembley”

14 Prill 2020, 15:33 Nga DOSJA
Zbardhet plani për Premier League! Do luhen 4 ndeshje në ditë

Anglezët duan me patjetër që Premier League të rinisë. Pavarësisht koronavirusit, kostot do të ishin shumë të mëdha, nëse sezoni mbyllet me kaq. Janë edhe 9 ndeshje për t’u luajtur.

Sipas prestigjiozes “The Sun”, këtë javë pritet të merret një vendim përfundimtar, sipas të cilit skuadrat angleze do të rinisin stërvitjet me 11 maj dhe do të bëhen gati për tri javë që të luajnë futboll. Federata angleze ka vënë në dispozicion stadiumin “Wembley”, ku po mendohet të luhen 4 ndeshje në ditë .

Jo vetëm kaq. Qendra Kombëtare e Futbollit e Saint George, afër Sheffield, me 228 dhoma hoteli dhe 13 fusha futbolli, do të shërbenin si baza karantine për skuadrat e futbollit. Ndeshjet nuk do të kenë tifozë, por do të sigurohen të ardhurat e të drejtave televizive.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus premier league wembley coronavirus premier league wembley

Sondazh

Poll