Sport

Finalja e 2005-ës djeg akoma, ish-mbrojtësi i Milanit tregon çfarë ndodhi në atë humbje ndaj Liverpool: Ancelotti na tha&#

14 Prill 2020, 15:21 Nga DOSJA
Finalja e 2005-ës djeg akoma, ish-mbrojtësi i Milanit tregon

ITALI- Jaap Stam ishte padyshim një nga mbrojtësit që me staturën e tij i frikësoheshin të gjithë kundërshtarët. Fizikisht i fortë dhe i pamposhtur në luftën në ajër, ish-mbrojtësi hollandez, në Itali veshi fanellat e Lazio dhe Milanit.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ai zbuloi se përse zgjodhi të transferohej te kuqezinjtë, pas përvojës në kryeqytet.

“Juve dhe Interi më donin, por unë zgjodha kuqezinjtë pa u menduar gjatë. Jam rritur me Van Basten, Gullit dhe Rijkaard, nuk mund të refuzoja. Shkova atje dhe pashë Kaka, Inzaghi dhe Nesta; në të majtë ishin Crespo, Cafu, Maldini dhe Gattuso. Ancelotti ishte numri një”.

Ndër zhgënjimet më të mëdha në karrierën e Stam është padyshim humbja e bujshme, e pësuar nga Milani në finalen e Champions-it kundër Liverpool, më 25 maj 2005, finale që në vetvete ka shumë hipoteza për finale, por Staam tregon realitetin.

“Ishte një makth. Në vitin 1999 fitova “tripletën” me Manchester United, por atje gjithmonë më pyesin se çfarë ndodhi në finale kundër Liverpool. Konspiracionet janë ngritur për vite me radhë, të gjitha kanë qenë false. Ancelotti na tha të mbrojmë epërsinë e pjesës së parë 3-0, por pësuam 3 gola në 6 minuta dhe nuk rikuperuam kurrë”.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league jaap stam champions league jaap stam

Sondazh

Poll