Sport

‘Bernabeu’ i së ardhmes/ Real Madrid prezanton projektin e stadiumit të ri, super investim dhe çati e lëvizshme

14 Prill 2020, 15:30 Nga DOSJA
‘Bernabeu’ i së ardhmes/ Real Madrid prezanton projektin e

SPANJË- Real Madrid po planifikon të rinovojë stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ dhe ta bëjë një nga impiantet më moderne.

Plot 500 milionë euro janë vënë në dispozicion për të shndërruar atë që prej vitesh është “shtëpia” e galaktikëve. Numri i ulëseve nuk do të preket, por do të ketë më tepër suita private.

Gjithashtu një ekran gjigant 360 gradë do të vendoset në stadium, që do të jetë edhe një nga më të lartët në botë, teksa shkon në 60 metra lartësi. Por risia më e madhe qendron te çatia e “Santiago Bernabeut”, e cila do të jetë e lëvizshme.

Kështu Reali i Madridit do të luajën në një stadium ku çatia e tij mund të hapet e të mbyllet sipas nevojave të ndeshjes dhe kjo për një kohë prej 15 minutash.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport real madrid santiago bernabeu spanje real madrid santiago bernabeu spanje

Sondazh

Poll