Sport

Ramos sillet si Neuer, Reali rrezikon ta humbasë me parametra zero

14 Prill 2020, 18:07 Nga DOSJA
Ramos sillet si Neuer, Reali rrezikon ta humbasë me parametra zero

AS raporton se Sergio Ramos mund të largohet me parametra zero nga Real Madridi. Presidenti Florentino Perez rrezikon ta lejojë mbrojtësin të shkëputet përfundimisht nga skuadra e tij e zemrës.

Kontrata aktuale e kapitenit madrilen skadon në 2021-shin dhe ai mund të jetë i lirë të arrijë një marrëveshje me klube të tjerë në rast se nuk vjen rinovimi. Beteja mes Sergio Ramos dhe Real Madridit ka nisur prej kohësh. Ai kërkon një rinovim dyvjeçar, por klubi i ofron vetëm një sezon më shumë.

Një histori të ngjashme po shohim edhe te Bayern. Manuel Neuer kërkon 5 vite kontratë, edhe pse është në fundin e karrierës, kurse Bayern i ofron vetëm katër.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ramos real madrid rinovim ramos real madrid rinovim

Sondazh

Poll