Ekonomi

Minsitrja Denaj shpjegon fondin e garancisë sovrane: Kush biznes ka marrë pagë luftë nuk do përfitojë

10 Prill 2020, 20:13 Nga DOSJA
Minsitrja Denaj shpjegon fondin e garancisë sovrane: Kush biznes ka

TIRANË- Ministrja e Financave, Anila Denaj ka folur për paketën ekonomike të miratuar nga qeveria për të ndihmuar biznesin gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.  E ftuar sot në emisionin “Java” në RTSH, Denaj tregoi se ato biznese që kanë marrë pagë luftë nuk mund të marrin hua nga fondi i garancisë sovranë të vendosur nga qeveria.

Ministrja tregoi më tej se qeveria ka mbështetur ata që punonjës me pagët e ulët dhe beson se garancia do funskionojë.

Si do të prezantohet paketa e garancisë bankare nga bankat? Aty nuk do të jenë biznese që morën pagën e luftës. Në vendimin e qeverisë e kemi thënë. Ky nuk është një grand, është një hua. Kemi përjashtuar të gjithë fashën e bizneseve që morën pagën e luftës. Ne jemi duke menduar edhe skema të tjera garancie në të ardhmen. Kjo paketë pati në thelb mbështetjen e fondit për pagat e ulëta.

Biznesi nuk do të vërë asnjë kolateral dhe procedura të ndërlikuara. Disa biznese mund të kenë 20 punonjës me pagë të lartë dhe 100 me paga më të ulëta. Ne kemi mbështetur ata me pagën më të ulët. Besoj se garancia do të funksionojë. Në 30 ditëshin e parë është që biznesi bën aplikimin. Qeveria u ka lënë 60 ditë afat bankave të dizbursojnë. Në qoftë se shumën limit nuk e kanë përdorur, ne ndërhyjmë që kjo shumë që nuk është përdorur nga banka X t’ia japë bankës tjetër në mënyrë që biznesi të përfitojë”, tha ndër të tjera Denaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi anila denaj garancia sovrane koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 anila denaj garancia sovrane koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll