Ekonomi

Miratohet fondi, FMN do ndihmojë shqipërinë me 175 mln € për përballimin e COVID-19

10 Prill 2020, 20:42 Nga DOSJA
Miratohet fondi, FMN do ndihmojë shqipërinë me 175 mln €

SHBA– Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndëkombëtar miratoi sot një fond 175 milionë euro, mbështetje emergjente për Shqipërinë nën Instrumentin e Shpejtë të Financimit për të përballuar nevojat urgjente të bilancit të pagesave që rrjedhin nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19 dhe pas tërmetit të fortë që goditi vendin më parë.

RFI-ja u ofron ndihmë të shpejtë financiare vendeve anëtare që përballen me një nevojë urgjente për mbulimin e bilancit të pagesave, pa pasur nevojë për një program ekonomik apo rishikime. Instrumenti mund të ofrojë mbështetje për një sërë nevojash urgjente, përfshirë ato që rrjedhin nga goditje në çmimet e mallrave të bursës, fatkeqësi natyrore, konflikte dhe situatat pas konfliktit. Ndihma financiare nën instrumentin e RFI-së ofrohet në formën e disbursimit të menjëhershëm.

Për shkak të dy goditjeve të njëpasnjëshme (tërmeti dhe pandemia Covid-19) aktiviteti ekonomik në Shqipëri mund të pësojë tkurrje domethënëse në vitin 2020, për tu ndjekur nga një rimëkëmbje në vitin 2021. Duke parë situatën që është në zhvillim të vazhdueshëm, këto parashikime janë subjekt i një pasigurie të lartë dhe rreziqe me kah nga ulja.

Në përfundim të diksutimeve të bordit, Tao Zhang, zv/drejtori i përgjithshëm dhe kryetari në detyrë  tha se dy goditjet kanë shkaktuar probleme. “Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia aktuale e Covid-19 kanë shkaktuar vështirësi të konsiderueshme dhe ndërprerje të aktivitetit ekonomik në Shqipëri. Këto dy goditje të njëpasnjëshme pritet që të krijojnë presione të mëdha fiskale dhe një nevojë urgjente për bilancin e pagesave përkundrejt shtrëngimit të kushteve financiare botërore”, u shpreh Zhang.

Më tej ai u shpreh se përgjigja e autoriteteve ndaj goditjeve ka qenë në kohën dhe drejtimin e duhur. “Në përgjigje të pandemisë Covid-19, autoritetet kanë ndërmarrë masa shtrënguese për kontrollin dhe ngadalësimin e përhapjes dhe kanë shpallur një paketë fiskale prej 1.4 perqind të PBB-së për të siguruar kujdesin e duhur shëndetësor dhe mbështetje për familjet dhe bizneset e prekura. Vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për të ulur normën kyçe të interesit është gjithashtu i mirëpritur”, shtoi ai.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi fmn 175 milione euro borxh shqiperise koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 fmn 175 milione euro borxh shqiperise koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll