Ekonomi

Gurvenatori i BSH: FMN do i japë qeverisë 175 mln € hua, fondi mund të përdoret që javën e ardhshme

10 Prill 2020, 20:02 Nga DOSJA
Gurvenatori i BSH: FMN do i japë qeverisë 175 mln € hua, fondi

TIRANË- Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka bërë sot me dije se Fondi Monetar Ndërkombëtar do i japë shtetit shqiptar 175 milion Euro hua, për përballimin e situatës së COVID-19. Në një lidhje direkte me “Ekopolitikë” në RTV Ora, Sejko tha se fondi do të jetë i aksesueshëm javën e ardhshme.

175 mln euro do të jepen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për qeverinë shqiptare, në formën e një huaje dhe likuiditeti i nevojshëm në monedhë të huaj është siguruar si nga sistemi bankar ashtu edhe nga FMN”, u shpreh kreu i BSH.

Më tej Sejko, u shpreh se koronavirusi do shkaktojë krizë dhe do ketë rritje të borxhit dhe do ketë deficit financiar. “Do të detyrohemi të kemi një rritje të nivelit të borxhit për një periudhë të përkohshme dhe pastaj me kalimin e krizës do ti rikthehemi sërish konsolidimit fiskal.

Mendohet që viti 2020, ndoshta dhe 2021, por e sigurt që 2020 do të ketë rritje të nivelit të borxhit, një rritje të deficitit fiskal dhe praktikisht kjo rritje do të vijë në rënie në vitet e ardhshme. Kjo është për gjithë shtet”, shtoi Gurvenatori.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi fmn 175 milione euro borxh shqiperise gent sejko gurvenatori i bsh masat kunder covid 19 fmn 175 milione euro borxh shqiperise gent sejko gurvenatori i bsh masat kunder covid 19

Sondazh

Poll