Bota

Ditë të ‘errëta’ për Francën/ 762 viktima dhe 6524 të infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve

14 Prill 2020, 18:38 Nga DOSJA
Ditë të ‘errëta’ për Francën/ 762 viktima

FRANCË-  Në Francë numri i viktimave sa vjen edhe rritet. Së fundmi janë shënuar 762 viktima nga Covid-19 gjatë 24-orëve, duke e çuar në 15.729 numrin e përgjithshëm.

Sipas autoriteteve shëndetësore, brenda ditës janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse  6524 persona dhe  numri itë prekurve në vend ka shkuar në 143.303 pacientë.

Po ashtu është raportuar se në Francë janë shëruar 28.805 persona, ndërkohë që 6730 pacientë ndodhen në gjendje kritike për jetën. Në total Franca ka bërë 333.807 testime.

Rreth 2 milionë njerëz në botë janë prekur nga COVID-19. Në të gjithë botën kanë humbur jetën 123,404 persona dhe 462,433 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19 Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Në Amerikë deri më tani janë shënuar 24,586 viktima dhe 590,997 persona janë prekur nga virusi.Virusi është përhapur gjerësisht edhe në Europë. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 21,067. Në këtë shtet janë aktualisht të infektuar 162.488 persona. COVID-19 po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty kanë humbur jetën 18,056 persona dhe janë të infektuar 172,541 të tjerë.

Burimi:worldometers.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll