Bota

Një fshat në Indonezi merr masa të pazakonta për parandalimin e COVID-19, banorët vishen si ‘fantazma’ për të trembur

14 Prill 2020, 18:25 Nga DOSJA
Një fshat në Indonezi merr masa të pazakonta për

INDONEZI- Duke qenë se tashmë njerëzit janë ‘lodhur’ me ndenjien në shtëpi ndonjëherë vendosin të dalin, mirëpo një fshat në Indonezi, ka vendosur që të përdorë një metodë të pazakontë që njerëzit mos të lëvizin nga banesa për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në Fshatin Kepuh në ishullin Java, që nga muaji i kaluar,  disa njerëz kanë dalë vullnetarë për t’u veshur si “fantazma” në mënyrë që të detyrojnë të tjerët të respektojnë karantinën.

Në folklorin indonezian, figurat që ngjajnë si fantazma, të njohura si “pocong” besohet të jenë përfaqësuese të shpirtrave të bllokuar të të vdekurve.

Sipas mediave të huaja, vendosja e “fantazmave” si fillim pati efekt të kundërt, pasi njerëzit filluan të dilnin për t’i parë nga kurioziteti, por më pas situata ndryshoi. Deri më tani, Indonezia numëron 4,839 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 459 viktima.

Ndërkohë, rreth 2 milionë njerëz në botë janë prekur nga COVID-19. Në të gjithë botën kanë humbur jetën 123,404 persona dhe 462,433 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19 Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Në Amerikë deri më tani janë shënuar 24,586 viktima dhe 590,997 persona janë prekur nga virusi.Virusi është përhapur gjerësisht edhe në Europë. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 21,067. Në këtë shtet janë aktualisht të infektuar 162.488 persona. COVID-19 po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty kanë humbur jetën 18,056 persona dhe janë të infektuar 172,541 të tjerë.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota indonezi koronavirusi ne indonezi masat kunder covid 19 indonezi koronavirusi ne indonezi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll