Politike

120 minuta për 24 ligje, Grupi Demokrat kërkon më shumë kohë, dërgon letër Ruçit

14 Prill 2020, 13:38 Nga DOSJA
120 minuta për 24 ligje, Grupi Demokrat kërkon më shumë

TIRANË- Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajradi i ka ka dërguar sot një letër kreut të Kuvendit, Gramor Ruçi, të cilit i kërkon që seanca e 16 prillit të zgjatet në kohë. Kjo seancë është projektuar të zgjasë 120 minuta (2 orë), por sipas Hajdarit kaq kohë është e pamjaftueshme, pasi grupit të saj i është dhënë vetëm 15 minuta kohë për të diskutuar.

Në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi deputetët demokrat shprehen se duke marrë parasysh rëndësinë e çështjeve që do të diskutohen, 2 orë janë të pamjaftueshme.

Sipas informacioneve mësohet se të enjtet deputetët do të diskutojnë 24 çështje, ku përfshihen dekretet e kthyer anga Presidenti, ligjet e mbetura pezull dhe aktet normatieve të miratuara nga qeveria gjatë kohës së pandemisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grupi parlamentar demokrat rudina hajdari seanca plenare 16 prill 2020 grupi parlamentar demokrat rudina hajdari seanca plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll