Politike

Burg për thyerjen e karantinës, Rakipi-Ramës: Po instalon diktaturën, po përfiton nga Covid-19 për të frikësuar popullin

14 Prill 2020, 12:56 Nga DOSJA
Burg për thyerjen e karantinës, Rakipi-Ramës: Po instalon

TIRANË– Gazetari Ylli Rakipi ka folur për nismën e qeverisë, për miratimin e një projektligji, që do të mundësojë dënime të ashpra me burgim, për të gjithë ata që thyejnë karantinën.

Në një lidhje me Skype, në emisionin “Në fokus”, në “TvT”, Rakipi tha se kjo është një masë represive, e cila krijon hapësirë për të forcuar më tej regjimin diktatorial. Sipas Rakipit, kjo është një përpjekje e Ramës për të zotëruar të gjithë Shqipërinë.

 “Jemi në një krizë dhe në kohë të tilla, kriza të mëdha, bëjnë vend dhe krijojnë hapësira, për të lindur dhe  për t’u forcuar diktaturat e mëdha. Të mendosh që të dënosh me 5 deri në 15 vjet burg, një qytetar që del pa leje nga banesa, do të thotë as më shumë dhe as më pak, të instalosh diktaturën, regjimin.  Rama në këto momente po përfiton për ta rritur regjimin. Shqipëria, duke filluar nga shtatori, shkon drejt një viti elektoral, shkon drejt zgjedhjeve të reja. Një ligj i tillë, duke patur parasysh dhe atë që thotë OBSH dhe ekspertët, se ky virus do të zgjasë,  në një vend si Shqipëria, përfytyro ç’mund të bësh me këtë ligj, çfarë presioni mund të ushtrosh mbi njerëzit, sa mund ta rrisësh frikën tek ky popull.Të kalosh tek masa të tilla, në burgosjen e qytetarëve, është represion i drejtëpërdrejt dhe përpjekje për ta zotëruar plotësisht skenën shqiptare,”– tha Rakipi.

Më 16 prill, Kuvendi do të mblidhet për të miratuar draftin e propozimeve për ndryshime në Kodin Penal në lidhje me ndëshkimet për personat që thyejnë rregullat dhe urdhrat e vendosura gjatë situatës së pandemisë COVID-19. Kush nuk i bindet rregullave të reja të nxjerra gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Nëse shkelja përsëritet, shkon nga 30 ditë deri në 1 vit burg. Por nëse nga thyerja e rregullave rrezikohet jeta ose shkaktohet vdekja e një personi tjetër, dënimi është me 1 deri në 5 vjet. Kush shkel rregullat e karantinimit dënohet jo më vetëm me gjobë 700 mijë lekë siç ishte në aktin normativ, por me burg deri në 10 vjet. Nëse thyerja e karantinës shkakton infektimin dhe më pas vdekjen e dikujt tjetër, burgu shkon nga 5 deri në 15 vite.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 ylli rakipi edi rama plani i masave per covid-19 ylli rakipi

Sondazh

Poll