Politike

Ndryshimet në Kodin Penal/ Xhafaj del hapur kundër socialistëve: Të panevojshme e të shkruara keq, duhej konsultim me ekspe

14 Prill 2020, 12:34 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Penal/ Xhafaj del hapur kundër socialistëve:

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk është shfaqur buzëgaz për ndryshimet në Kodin Penal që do të miratohen me urgjencë nga maxhoranca të enjten në Parlament. Në Komisionin e Ligjeve, aty ku sot u diskutua në parim drafti me ndryshime, Xhafaj, tha se këto ndryshime duhet të ishin konsultuar me ekspertët dhe i cilësoi ato të “panevojshme” dhe të “keqshkruara”.

Ndërhyrjet në kode janë ngjarje më rëndësi në një shtet të së drejtës. Duhet të jemi të kujdesshëm për këto nisma, nga kushdo që të vijnë, nga qeveria apo nga deputetët, sepse herë pas herë pasojat në jetët e njerëzve janë jetike.  S’duhet të jenë rrjedhe e emocioneve të politikës së ditës. Duhet një konsultim i gjerë publik me ekspertët. Propozimet e sjella nga qeveria janë të panevojshme dhe të keqshkruara. Ato duhet të rregullohen dhe bëmë mirë që i shtymë.  (E ka fjalën për propozime në kodin penal që kanë të bëjnë me KCK). Sa u takon masave për sëmundjet efektive, duhet t’i reflektojmë edhe pse mund të çedojmë pak. Qëllimi i koleges Bode në këtë rast janë të justifikuara. Janë qëllim-mira si ligjvënëse e mjeke. Ajo është ligjvënëse, por nuk është një eksperte. Kuvendi ta ndihmonte zonjën me ekspertizën e nevojshme. Ka pasur prezantim të keq në publik që prodhoi tension të panevojshëm’-tha Xhafaj. 

Më 16 prill, Kuvendi do të mblidhet për të miratuar draftin e propozimeve për ndryshime në Kodin Penal në lidhje me ndëshkimet për personat që thyejnë rregullat dhe urdhrat e vendosura gjatë situatës së pandemisë COVID-19. Kush nuk i bindet rregullave të reja të nxjerra gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Nëse shkelja përsëritet, shkon nga 30 ditë deri në 1 vit burg. Por nëse nga thyerja e rregullave rrezikohet jeta ose shkaktohet vdekja e një personi tjetër, dënimi është me 1 deri në 5 vjet. Kush shkel rregullat e karantinimit dënohet jo më vetëm me gjobë 700 mijë lekë siç ishte në aktin normativ, por me burg deri në 10 vjet. Nëse thyerja e karantinës shkakton infektimin dhe më pas vdekjen e dikujt tjetër, burgu shkon nga 5 deri në 15 vite.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fatmir xhafaj ndryshimet ne kodin penal edi rama fatmir xhafaj ndryshimet ne kodin penal

Sondazh

Poll