Politike

“Si shpjegohet kjo”, Rama me dilemë LIVE në Facebook: Shqiptarët sot blejnë më shumë ushqime, pse ndodh kjo, Doktor Ad

14 Prill 2020, 12:02 Nga DOSJA
“Si shpjegohet kjo”, Rama me dilemë LIVE në Facebook:

TIRANE– Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ndjekësve të shqetësuar në Facebook të cilët iu ankuan për kushtet ekonomike. Rama tha se konsumi është rritur çka sjell sipas tij një dyshim për këtë situatë.

“Në Itali japin 400 euro pa këto rregulla. S’di si ta zgjidhim këtë punën e të folur në ajër. Pse në Itali kanë dalë në rrugë dhe japin euro. Ku janë? Nëse në Itali janë 400 euro, ne po japim 400 mijë lekë. Pak më pak. Sot blihen më shumë ushqime sesa më para? Si shpjegohet kjo?”-tha Rama. 

Ai foli sërish për ata që paguhen në të zezë dhe i bëri thirrje ndjekësit që t’i dërgojë formulën, pasi ai vetë nuk di sesi mund të zgjidhë situatën për ta nëse nuk denoncojnë.

“Doktor Adhamudhi, doktor unë s’jam magjistar por jetoj ditë e natë me hallet tuaja. Po ju them se s’ka asnjë shtet o doktor adhamudhi që të më ndihmojë mua të kuptoj si veprohet. Doktor Adhamudhi po e ke këtë formulë ma jep urgjent.”, -tha Rama. 

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë gjatë një video-komunikimi mesditën e të martës në faqen e tij në rrjetet sociale. Rama shpjegoi se janë 176 mijë biznese dhe individë që do të përfitojnë 400 dollarë nga kjo paketë. Ai tha se paratë do të kalojnë në çdo llogari dhe iu bëri thirrje atyre që punojnë në të zezë që të denoncojnë pasi do të marrin shpërblim dhe do të përfitojnë një punë të sigurtë të ligjshme në të ardhmen.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konsumi ne shqiperi edi rama konsumi ne shqiperi

Sondazh

Poll