Politike

“Del në klub në Kamëz”, Ruçi kërkon përjashtimin e deputetit nga mbledhja e komisioneve, paralajmëron të tjerët: Re

14 Prill 2020, 13:33 Nga DOSJA
“Del në klub në Kamëz”, Ruçi kërkon

TIRANË– Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka ngritur një shqetësim në lidhje me një deputet që sipas Ruçit ka dalë në një klub në Kamëz. Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, Ruçi u kërkoi kryetarëve të Komisioneve Parlamentare që të marrin masa ndaj çdo deputeti dhe u shpreh se një prej tyre ‘jep mendimin e tij në Kamëz’.

Ruçi shtoi më tej se duhet përjashtuar nga mbledhja e komisionit çdo deputet që shkel masat dhe u bëri thirrje që të respektojnë kodin e veshjes, ndonëse marrin pjesë në mbledhje, online. Në fund, kreu i Kuvendit u ka kërkuar deputetëve që të bëjnë shumë kujdes edhe gjatë seancës plenare të 16 prillit.

Kemi pasur një rast, nuk po e them se cili deputet ishte, që, megjithëse është marrë masa që klubet të mbyllen, lidhet online për një mbledhje të komisionit dhe jep mendimin e tij nga një klub në Kamëz. Në raste të tilla do t’ju kërkoja juve, si kryetarë komisionesh, se i keni të gjitha atributet që, në zbatim të Rregullores në situatë të zakonshme, aq më tepër në një situatë të jashtëzakonshme, ta përjashtoni nga mbledhja e komisionit cilindo nga deputetët që shkel masat dhe mos e lejoni futjen e tij në mbledhjet respektive për sa i përket kësaj çështjeje.

Në qoftë se në këtë seancë ne nuk zbatojmë në mënyrë strikte masat e vendosura deri më sot në sallën e parlamentit, seanca do të përfundojë në disko live dhe do të japim mesazhin më të keq të mundshëm. Në qoftë se mesazhi i të gjithë popullit shqiptar ka qenë i shkëlqyer dhe falë këtij mesazhi, këtij qëndrimi, këtij respektimi te këtij vullneti, këtij durimi, ne kemi këtë rezultat që kemi, atëherë salla e Kuvendit do të japë shembullin më të keq ndaj zgjedhësve të vet, prandaj këtë duhet ta kemi parasysh,“- tha Ruçi.

Situata e krijuara nga koronavirusi ka ndryshuar edhe mënyrën se bëhen mbledhjet e komisioneve. Gjithçka bëhet online për të shmangur takimet dhe transmetoht online. Ndërsa Kuvendi, me anë të masave të forta, do të mblidhet për herë të parë pas pandemisë, më 16 prill.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi gramoz ruci plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll