Politike

“Diçka e madhe po luhet me 5G”, Rama flet për teoritë konspirative: Idiotësia më e madhe që kur nisi hataja… ju lute

14 Prill 2020, 12:09 Nga DOSJA
“Diçka e madhe po luhet me 5G”, Rama flet për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe një prej teorive konspirative që qarkullon në rrjetet sociale, se pandemia është hedhur nga Kina për të sjellë izolimin, që më pas të instalohen antenat 5G. Rama tha se kjo është një nga idiotësitë më të mëdha që është dëgjuar në Shqipëri gjatë këtyre ditëve dhe bëri thirrje për përqëndrim tek gjërat që kanë vërtet rëndësi.

Edi Rama: Nuk jemi robotë siç bëni disa nga ju të zgjidhni të gjitha. Disa nga biles keni arritur, që ju keni zgjidhur misterin e kësaj epidemie, duke ia lënë 5G-ës janë ca këtu shkruajnë: Ndërkohë që bëhet kjo, po luhet diçka e madhe se po instalohen antenat 5G. Unë se di çfarë është kjo, por është idiotësia më e madhe që kur ka nisur kjo hata kwtyre anwve. Idiotësia më e madhe e dëgjuar këtyre anëve që kur ka nisur kjo hata. Aman ju lutem mos u merrni me këto teori idioteske. 

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë gjatë një video-komunikimi mesditën e të martës në faqen e tij në rrjetet sociale. Rama shpjegoi se janë 176 mijë biznese dhe individë që do të përfitojnë 400 dollarë nga kjo paketë. Ai tha se paratë do të kalojnë në çdo llogari dhe iu bëri thirrje atyre që punojnë në të zezë që të denoncojnë pasi do të marrin shpërblim dhe do të përfitojnë një punë të sigurtë të ligjshme në të ardhmen.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike antenat 5g edi rama frika nga 5g pandemia e koronavirusit antenat 5g edi rama frika nga 5g pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll