Politike

“Pse dashkam unë që të marr kaq mallkime?”, Rama tregon planin për riathdesimin e shqiptarëve, nxehet me Xhensilën: Rr

14 Prill 2020, 11:57 Nga DOSJA
“Pse dashkam unë që të marr kaq mallkime?”, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se po përgatit një plan për të bërë mundur rikthimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë vendit. Në një deklaratë LIVE, përmes faqes së tij në Facebook, Rama tha se rregullat për riatdhesimin e shqiptarëve po vendosen dhe se shumë shpejt do të nisë operacioni.

“Kjo është një çështje që po merremi seriozisht me të gjitha. Shumë shpejt do të kemi një përgjigje konkrete. Nga Venezia, Brukseli në Gjermani do të merren shqiptarët. Pasi të prezantohen rregullat nga ministrja.  Miku im po punojmë dhe bësoj se paketa do të jetë e arsyeshme. Më e arsyeshme nga të gjithë është që të kuptohemi. E kupron se çdo të thotë të riatdhesohen të gjithë tani, pa vënë limit? Do të thotë bëhemi gazi dhe turpi i botës dhe të numërojmë të vdekurit,”- tha Rama.

Ndërsa një qytetareje, me emrin Xhensila, e cila shkroi se Rama po kthen ata që don, kryeministri i tha që të qëndrojë atje pasi nuk mund të sjellë bombat në Shqipëri.

“Po pse dashkam unë që ti të mos vish në Shqipëri e të marr më shumë mallkime e gjëra. Këto shkaktojnë më shumë dhimbje koke tek unë se sa tek të gjithë ju bashkë, xhensila ti do rrish atje dhe kur të hapet rruga, do vish. Ti nuk mund të kthehesh në një transportuese bombash. Apo edhe nëse nuk e ke të vish e të bëhet hataja. Ti më sha e më mallko, por të them vetëm kaq, unë bashkë me ty. Je dakort ti apo jo, unë do ta nxjerr Shqipërinë nga kjo luftë dhe shqiptarët nuk do qajnë,”– shpjegoi Rama.

Rama ka prezantuar dje paketën e dytë ekonomike. Kryeministri bëri me dije se do jetë 176 mijë qytetarë që do ndihmohen, duke marrë nga 400 USD secili. Ai bëri me dije se shumë shpejt do të prezantohet dhe një paketë e tretë që do ndihmojë mijëra qytetarë. Rama kritikoi opozitën dhe i bëri një ftesë Bashës për të bashkëpunuar me të. Po ashtu tha se nga e shtuna do nisin fluturimet me Romën për riathdesimin e shqiptarëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll