Politike

“O shefi si i bëhet për arbitrat?”, Rama ja pret shkurt komentuesit : T’ju paguajmë se jepni penallti gabim?

14 Prill 2020, 11:51 Nga DOSJA
“O shefi si i bëhet për arbitrat?”, Rama ja pret shkurt

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka asgjë për abristrat deri më tani. Teksa foli për paketën e zgjeruar në një deklaratë LIVE, në Facebook, Rama tha me ironi se arbitrat, japin shumë penallti gabim dhe për ata s’ka asgjë.

Po për arbitrat o shefi si i bëhet, a do të na paguajë njeri? Për arbitrat e kujt, arbitrat e futbollit? T’ju paguajmë se jepni penallti gabim, hm? Jepni shumë penallti gabim ju, kam dëgjuar, se unë nuk e ndjek kampionatin shqiptar. Për arbitrat e futbollit jo, nuk ka asgjë për momentin”, deklaroi kryeministri.

Rama ka prezantuar dje paketën e dytë ekonomike. Kryeministri bëri me dije se do jetë 176 mijë qytetarë që do ndihmohen, duke marrë nga 400 USD secili. Ai bëri me dije se shumë shpejt do të prezantohet dhe një paketë e tretë që do ndihmojë mijëra qytetarë. Rama kritikoi opozitën dhe i bëri një ftesë Bashës për të bashkëpunuar me të. Po ashtu tha se nga e shtuna do nisin fluturimet me Romën për riathdesimin e shqiptarëve.

(f.m/e.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll