Bota

Plas sherri me grushta në spital, 4 burra dhunojnë barbarisht infermierin meksikan pse nuk i la të shikojnë të afërmin e v

14 Prill 2020, 10:01 Nga DOSJA
Plas sherri me grushta në spital, 4 burra dhunojnë barbarisht

MEKSIKË– Anëtarët e një familjeje kanë sulmuar stafin mjeksor, pasi u ndaluan të shikonin të afërmin e tyre, që kishte ndërruar jetë nga Covid-19.

Familja e shqetësuar e një burri që vdiq nga koronavirusi u kap në video duke rrahur një anëtar të stafit të spitalit në Mexico City, pasi u thanë se nuk lejohej të shihnin pacientin.

Incidenti ndodhi të Mërkurën pasi njeriu, emri i të cilit nuk u bë i ditur, ndërroi jetë nga virusi vdekjeprurës. Ai kishte qenë i shtruar në spital që të hënën e kaluar.

Një punëtor në Spitalin e Përgjithshëm të “San Pedro Xalpa Zone 48” regjistroi momentin shqetësues, kur familja u hodh në sulm ndaj stafit mjekësor, duke përfshirë dhe një infermier.

Një nga anëtarët e familjes së tronditur dëgjohet në video duke bërtitur: “Më lër të kaloj. Policia, policia”. Ndërsa punonjësit u përpoqën të ndalonin përleshjen.

Infermieri i prekur nga sulmi, Zamorano reagoi në rrjete sociale, duke shpërthyer ndaj familjes.

“Familja, miqtë dhe fqinjët janë gjithmonë të vështirë. Sot katër burra dhe dy gra më rrahën sepse i afërmi i tyre vdiq nga Covid19. Nuk e kishin parë që nga e hëna sepse është i izoluar dhe për të njëjtën arsye pacienti ka një protokoll për tu ndjekur. Ai nuk mund të lihet si një pacient i lirë, nuk është si të gjithë të ndjerët,”- shkruajti infermieri në profilin e tij në Facebook.

Zamorano shprehu zhgënjimin e tij me disa nga bashkatdhetarët, të cilët kanë hedhur poshtë ndikimin e epidemisë globale, e cila ka lënë 115.226 njerëz të vdekur dhe 1,864.269 të sëmurë që nga e hëna.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 sherr me grushta spitali ne meksike covid-19 sherr me grushta spitali ne meksike

Sondazh

Poll