Bota

Pasi preku pikun e virusit, Spanja sheh një rënie në numrin ditor të viktimave nga Covid-19

13 Prill 2020, 11:01 Nga DOSJA
Pasi preku pikun e virusit, Spanja sheh një rënie në numrin ditor

SPANJË-Numri i vdekjeve brenda 24 orëve në Spanjë nga koronavirusi është ulur në 517, kur dje u shënuan 619 viktima.

Me rritjen e sotme nurmi i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Spanjë ka shkuar në 17,489, tha ministria e shëndetësisë, duke shtuar se ishte rritja më e vogël proporcionale ditore që nga fillimi i gjurmimit.

Ministria tha në një deklaratë se rastet e përgjithshme u rritën në 169.496 nga 166.019 që ishin dje.

Kujtojmë që pothuajse prej një javve kryeministri spanjoll tha se vendi e  ka prekur pikun e virusit, po planifikohet lehtësimi i masave, ku së shpejti do të hapet  edhe transporti publik, ndërsa qeveria do të shpërndajë maska falas për të gjithë qytetarët.

Në rang global numri i personave të infektuar ka shkuar në 1,853,496, ndërkohë janë shënuar 114,256 viktma. Ndërsa, 423,724 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Amerika zë vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të infektarve. Aktualisht  në SHBA ka humbur jetën 22,115 persona dhe 560,433 të tjerë janë të infektuar.  Ndërsa Kina  po sheh sërish një  rritje të rasteve të reja. Virusi po ‘bën kërdinë’ në Itali, pasi atje numri i viktimave ka shkuar në 19,899 dhe të infektuar janë 156,363 persona.  Spanja zë vendin e tretë në botë për numrin e viktimave dhe të infektuarve.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll