Bota

Studimi për origjinën e Covid-19, eksperti britanik: Gjenomet tregojnë se burimi i virusit nuk është Wuhani

13 Prill 2020, 11:58 Nga DOSJA
Studimi për origjinën e Covid-19, eksperti britanik: Gjenomet

BRITANI E MADHE– Gjashtë ditë më parë, revista e njohur shkencore ndërkombëtare “PNAS” botoi artikullin me titull “Analizë e rrjetit filogjenetik të gjenomeve të SARS-CoV-2”. Dy autorët e këtij shkrimi janë studiues britanikë e gjermanë, por autori i parë është dr. Peter Forster nga Universiteti i Kembrixhit, në Britani

Në një intervistë të fundit që dr. Peter Forster dha për CMG, ai foli për rrugën që ka ndjekur koronavirusi, duke theksuar se qëllimi këtij studimi ishte përcaktimi i “tipit origjinal të virusit”.

Ai thotë se ky është një rrjet filogjenetik i gjenomeve SARS-CoV-2 të ekzaminuar nga e gjithë bota, prandaj gjenomet janë të lidhura ngushtë edhe me përhapjen e tyre tek njerëzit, ndonjëherë me ngjarje paralele evolucioni, që do të thotë se  i njëjti mutacion i virusit shfaqet në dy hoste të ndryshëm njerëzore.

Studiuesit analizuan të dhënat e 160 gjenomeve të koronavirusit SARS-Cov-2 nga vende të ndryshme të botës dhe ata zbuluan 3  versione që dallonin nga ndryshimet e aminoacideve, duke i quajtur ato si tipi A, tipi B dhe tipi C.

Tipi A ka rezultuar të jetë më afër koronavirusit të gjetur te lakuriqët e natës (teoria më e shumëpërfolur për virusin) dhe është tipi origjinal i virusit.

Tipi B vjen nga tipi A, ndërsa tipi C nga tipi B. Pavarësisht këtyre, shpërndarja e tre versioneve të virusit ka dallime të mëdha. Tipi A dhe tipi C është gjetur më në masë te europianët dhe amerikanët, ndërsa tipi B është evidentuar kryesisht në Azinë Lindore.

Forster tha se gjenomet e para që u gjetën gjatë përhapjes së virusit në Wuhan ishin të tipit B. Studiuesit menduan gabimisht se B është tipi origjinal i virusit, por në fakt kjo nuk është e vërtetë, sepse A është tipi orgjinal. B u bë tipi i parë i virusit kur virusi shpërtheu në Wuhan, ndërsa më vonë tipi B ndryshoi në tipin C.

Në bazë të këëtij studimi të paktën 50 % e mostrave të infektimit nga tipi A u gjendën jashtë Azisë Lindore, kryesisht në SHBA dhe Australi, dhe 2/3 e mostrave nga SHBA-ja ishin infektuar nga tipi A. Gjithashtu ka pasur raste infektimi me tipin A në Wuhan, por jo në shifra të mëdha. Tipi B gjendet më shumë në Kinë dhe Azinë Lindore, ndërsa jashtë Azisë, tipi B ka pësuar ndryshime.

Siç thuhet edhe më lartë tipi C është i përhapur masivisht në Europë, me disa raste edhe në SHBA dhe Brazil. Në mostrat e marra në territorin kinez nuk është gjetur tipi C, po në Hong-Kong, Tajvan, Singapor e Korenë e Jugut është gjetur ky tip.

Sipas Forster-it ai thotë se studimi tregon se ka mundësi që rasti i parë i infektimit të ketë ndodhur pas kalimit të koronavirusit nga lakuriqët e natës te njeriu, përkatësisht nga data 13 shtator deri më 7 dhjetor të vitit 2019. Prandaj, gjenomet e virusit të marra nga Wuhan-i më 24 dhjetor të vitit 2019 nuk tregojnë burimin e saktë të Covid-19.

Në rang global numri i personave të infektuar ka shkuar në 1,853,496, ndërkohë janë shënuar 114,256 viktma. Ndërsa, 423,724 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Amerika zë vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të infektarve. Aktualisht në SHBA ka humbur jetën 22,115 persona dhe 560,433 të tjerë janë të infektuar. Ndërsa Kina po sheh sërish një rritje të rasteve të reja. Virusi po ‘bën kërdinë’ në Itali, pasi atje numri i viktimave ka shkuar në 19,899 dhe të infektuar janë 156,363 persona. Spanja zë vendin e tretë në botë për numrin e viktimave dhe të infektuarve.

Burimi: Pnas.org 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në kinë wuhani koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në kinë wuhani

Sondazh

Poll