Bota

Pekini shtrëngon kontrollin mbi hulumtimin e koronavirusit, ndalon rreptësisht botimin e studimeve mbi origjinën e Covid-19

13 Prill 2020, 11:22 Nga DOSJA
Pekini shtrëngon kontrollin mbi hulumtimin e koronavirusit, ndalon

KINË– Koronavirusi ka bërë që dhjetëra grupe shëncëtarësh dhe ekspertë të shëndetësisë të punojnë intensivisht për të kuptuar origjinën e Covid-19, mënyrat e trajtimit dhe më e rëndësishmja vaksinën kundër këtij virusi që shpërtheu në Kinë.

Por sëfundmi autoritetet kineze kanë ndaluar rreptësisht botimin e artikujve akademikë rreth origjinës së koronavirusit. Lajmi është bërë me dije në bazë të një njoftimi tashmë të fshirë të qeverisë kineze, të botuar në faqet e dy universiteteve në Kinë.

Konkretisht çdo punim akademik për Covid-19 do t’i nënshtrohet edhe një vëzhgimi shtesë nga qeveria para se të publikohet. Mësohet se  studimet mbi origjinën e koronavirusit, që do të kenë edhe një kontroll shtesë, do të miratohen nga zyrtarët e qeverisë vendore.

Ndërkohë  një ekspertë i shëndetësisë në Hong Kong, i cili ka bashkëpunuar edhe me studiues të tjerë sa i takon analizës klinike të pacientëve me Covid-19, u shpreh se në shkurt puna e tij nuk i nënshtrohej një kontrolli shtesë.

Por që nga fundi i janarit, studiuesit kinezë kanë botuar një seri hulumtimesh në revista kombëtare dhe ndërkombëtare me mjaft ndikim.  Me gjasë kjo politikë e re është vendosur pasi shumica e studimeve për origjinën e virusit që ka goditur botën vendos në pikëpyetje qeverinë dhe zyrtarët kinezë.

 “Mendoj që është një përpjekje e koordinuar nga qeveria kineze për të kontrolluar narrativën dhe për të thënë se shpërthimi [i koronavirusit] nuk e ka origjinën në Kinë. Nuk mendoj se do ta tolerojnë një studim objektiv për të hetuar origjinën e sëmundjes.”– ka thënë një studiues i cili  nuk dëshironte të zbulonte indentitetin e tij.

Në rang global numri i personave të infektuar ka shkuar në 1,853,496, ndërkohë janë shënuar 114,256 viktma. Ndërsa, 423,724 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Amerika zë vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të infektarve. Aktualisht në SHBA ka humbur jetën 22,115 persona dhe 560,433 të tjerë janë të infektuar. Ndërsa Kina po sheh sërish një rritje të rasteve të reja. Virusi po ‘bën kërdinë’ në Itali, pasi atje numri i viktimave ka shkuar në 19,899 dhe të infektuar janë 156,363 persona. Spanja zë vendin e tretë në botë për numrin e viktimave dhe të infektuarve.

Burimi: msn

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll