Aktualitet

Vdes një tjetër pacient me koronavirus në Shkodër, MSH: Nuk vdiq nga COVID-19, kishte dhe hemoragji celebrale

13 Prill 2020, 12:50 Nga DOSJA
Vdes një tjetër pacient me koronavirus në Shkodër, MSH: Nuk

SHKODËR– Një pacient i infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë. Fillimisht u raportua se 59-vjeçari ndërroi jetë për shkak të koronavirusit, por Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes.

Mësohet se 59-vjeçari me iniciale M.S., nga Puka, ndodhej në gjendje kome në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ka ndërruar jetë si pasojë e hemorragjisë cerebrale dhe jo nga koronavirusi edhe pse ishte bartës. 

Dyshohet se rasti është i lidhur me infermieren, e cila, sipas hetimit epidemiologjik, është infektuar në komunitet. Ajo ka qënë në kontakt me disa pacientë, nga të cilët pozitiv kanë qënë vetëm 4 prej të shtruarve, mes tyre edhe viktima e sotme. Edhe gjendja e tre të tjerëve është e rëndë. 

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti me COVID19 në Shkodër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se: 59-vjeçari, me inicialet M.S., nga Puka, ndodhej në gjendje kome në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e hemorragjisë cerebrale (aksident cerebral vascular) dhe jo si pasojë e COVID19, nga i cili ka rezultuar bartës ditën e djeshme, por pa simptoma të COVID19. Ministria e Shëndetësisë informon se në Shkodër ka nisur një hetim epidemiologjik, pas konfirmimit të një infermiereje të spitalit rajonal Shkodër pozitiv në 24 orët e fundit (rasti i personelit shëndetësor i raportuar në deklaratën për media të ditës së sotme). Sipas epidemiologëve dhe përfaqësuesve të Institutit të Shëndetit Publik që po kryejnë hetimin epidemiologjik në terren, dyshohet se ky rast është i lidhur me rastin e infermieres, e cila, sipas hetimit epidemiologjik, është infektuar në komunitet. Nga rezultatet e testimeve të kryera në spitalin e Shkodrës, në 10 pacientë të shtruar që kanë qenë në kontakt me infermieren e infektuar, kanë rezultuar 4 pacientë të prekur, në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të patologjive për të cilat po trajtohen, por pa simptoma përsa i takon COVID19. Njëri prej tyre, 59-vjeçari me inicialet M.S. ka ndërruar jetë, ndërsa tre pacientë të tjerë që janë bartës të COVID19 janë transferuar gjatë ditës së sotme në dy spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë informon se vijon hetimi epidemiologjik në Shkodër dhe do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim. Ministria e Shëndetësisë informon se vijojnë testimet dhe hetimi epidemiologjik në Shkodër dhe do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim.

Ndërkohë sot është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Në total në vendin tonë janë 467 të infektuar dhe 23 viktima. Situata është më e rëndë në Tiranë me 221 raste, Shkodra me 70, dhe Durrësi me 42. Vendi është në një karantinë totale, ndërkohë që nga sot është rritur edhe koha për të bërë pazaret.

Nga ora 05:00 deri në 17:30 të gjithë kanë nga 90 minuta kohë për të përfunduar blerjet, ndërkohë që fundjava do të jetë sërish e mbyllur madje edhe më shumë. 60 orë izolim i pret shqiptarët të premten, ndërsa nga sot policia ka lëshuar dronë inteligjentë për të siguruar dhe monitoruar lëvizjen e qytetarëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi shkoder viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi shkoder viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2020, 11:25

Tiranë- Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit u ka hequr patentat dhe u ka bllokuar mjetet 16 shoferëve, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit.Po...