Aktualitet

Shkrumbohet stani në Divjakë, flakët djegin 300 kokë dele të gjalla, pronari tregon fatkeqësinë: Ikën brenda pak minutas

13 Prill 2020, 12:24 Nga DOSJA
Shkrumbohet stani në Divjakë, flakët djegin 300 kokë dele

DIVJAKË– 300 kokë dele janë djegur të gjalla si pasojë e një zjarri që ka përfshirë stanin ku ndodheshin bagëtitë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Biçukas të Divjakës.

Avdulla Gjeta, një nga pronarët e stanit është shprehur se zjarri, nisur nga një shkëndijë elektrike, është përhapur brenda pak minutash, duke u favorizuar edhe nga dengjet me bar të thatë. Gjeta tregon më tej se  në momentin e rënies së zjarrit, pranë stanit ka qenë një bari, por ai nuk ka arritur të shpëtojë dot asgjë.

I gjendur përpara kësaj fatkeqësie, Gjeta bën thirrje për apel pasi dëmi për të është shumë i madh. Para kamerës së rtsh-së,, ai shprehet se me atë stan ushqeheshin tetë persona, ndërkohë që tashmë kanë mbetur pa asgjë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avdulla gjeta biçukas digjen 300 dele ne divjake divjake avdulla gjeta biçukas digjen 300 dele ne divjake divjake

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2020, 11:25

Tiranë- Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit u ka hequr patentat dhe u ka bllokuar mjetet 16 shoferëve, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit.Po...