Aktualitet

Ngrihen dronët “spiunë” në të gjithë Tiranën, me zë do të vëzhgojnë çdo lëvizje, kontrolli i detajuar në të gj

13 Prill 2020, 09:37 Nga DOSJA
Ngrihen dronët “spiunë” në të gjithë

Tiranë- Policia e Shtetit gjatë fashave të orarit që nuk lejohet lëvizja e njerëzve dhe mjeteve, do të kryejë nga kontrolle me drone nga ajri. Kontrollet do të kryen për personat që u shmangen  patrullave policore, që shkelin orarin e ndalim qarkullimit dhe për ata që qëndrojnë grumbull.

Mësohet se territori do të kontrollohet me drone të një teknologjie të lartë, pasi do të kenë kamera me rezolucion të lartë, me të cilat do të sigurohen pamje të qarta.  Dronet janë të paisur edhe me magnitofon, që mund të përcjellin mesazhe audio, për të paralajmëruar kalimtarët. Po kështu, ata kanë edhe kamera termike, që matin temperaturën e trupit dhe ndriçues për natën.

Dronet do të patrullojnë në zonat kryesore dhe në vendet ku mund të ketë grumbullime dhe do t’i bëjë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë rregullat e distancimit social.

Ndërsa, Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka urdhëruar që Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë të kryehen më shumë kontrolle, pasi në këto qarqe ditët e fundit ka pasur probleme në zbatimin e masave të marra për COVID-19.

Ndërkohë, qeveria ka marrë edhe vendimin e ri, ku duke filluar nga sot  bankat, farmacitë dhe dyqanet ushqimore hapur deri në 17:30. Qytetarët kanë 90 minuta kohë në ditë për të bërë pazar. Sakaq, në fundjavë, duke filluar nga e premtja, 17 prill në orën 17:30 deri të hënë e 20 prillit në orën 05:00, nuk do të jetë hapur asnjë aktivitet. Qeveria ka njoftuar se do të ndalohet lëvizja e mjeteve dhe njerëzve.

J.V/F.G/ Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngrihen dronët “spiunë” plani i masave per covid-19 ngrihen dronët “spiunë” plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll