Aktualitet

“Sëmundja është e egër”/ Skënder Brataj: Në pikun e virusit kemi pasur 8 mijë telefonata në ditë

13 Prill 2020, 09:12 Nga DOSJA
“Sëmundja është e egër”/ Skënder Brataj:

Tiranë- Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare  ka deklaruar së fundmi se COVID-19 është i “egër” si virus, por thekson se nuk ka vend për panik. Gjatë një interviste në emisionin “Dita jonë” në A2 CNN, ai ka nënvizuar se po u infektove me COVID-19, nuk do të thotë që do të humbasësh jetën. Sipas tij shumë persona janë shëruar.

“Jam mirë. Mbas kaq ditës, sëmundja e bëri rrugën e saj dhe ja dolëm me ndihmën e njerëzve dhe të Zotit. Tani do të bëjë tamponët, janë protokollet e caktuara që në fillim. Në Shqipëri përmasat janë të vogla krahasuar me vendet e tjera, kjo falë masave. Sot, lehtësimi i masave duhet të jetë objektivi kryesor. Sëmundja është më e egër se sa gripi. Sëmundja nuk zgjat 4-5 ditë, por më shumë. Nuk ka vend për t’u shqetësuar kaq shumë se po të zuri koronavirusi do të vdesësh, nuk është e vërtetë. 75% e personave nuk shfaqin fare simptoma. Në fillim, kam përdorur terapi simptomatike, antibiotikë, paracetamoli, vitaminë, lëngje”, u shpreh Brataj.

Ai u shpreh se më tej se në ditët e para, pasi u përhap COVID-19, në urgjencë mbërrinin 8 mijë telefonata në ditë.

“Piku ka qenë me 8 mijë telefonata, ndërsa sot jemi në 1 mijë thirrje. Për fat, po shohim sinjale pozitive edhe nga Italia dhe vendet e tjera, pasi ne jemi të varur edhe nga këto shtete që na rrethojnë për masat, pasi jemi të rrezikuar”, tha ai.

Në Shqipëri vijon lufta me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e djeshme se numri i të infektuarve ka shkuar në 446 dhe deri më tani janë 24 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 217 persona. Harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet skender brataj viktimat e covid ne shqiperi skender brataj viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll