Aktualitet

Mjekuan të aksidentuarin me Covid-19, futen në karantinë 5 mjekë dhe 5 infermierët e Traumës

12 Prill 2020, 23:37 Nga DOSJA
Mjekuan të aksidentuarin me Covid-19, futen në karantinë 5

TIRANË– Pesë mjekë dhe pesë infermierë janë karantinuar pasi i aksidentuari që ata mjekuan rezultoi pozitiv me Covid-19. Mësohet se mjekët kanë qenë të veshur por sipas protokollit janë karantinuar, ndërsa presin edhe rezultatet e tamponit, që  sipas rregullit u bëhet pas pesë ditësh.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin nga Durrësi, i cili dy ditë më parë pësoi një aksident automobilistik. 39-vjeçari u aksidentua bashkë me shokun e tij, dhe u dërgua me urgjencë në spital. 

Në spital kanë nisur dyshimet nga ana e mjekëve se i riu mund të jetë i infektuar me covid-19, në momentin kur i është bërë skaneri. Për këtë arsye bluzat e bardha i kanë marrë tamponin që ka rezultuar pozitiv. I riu ndohet në spitalin Infektiv në Tiranë, ku edhe ndodhet në gjendje të stabilizuar. 

Ndërkohë deri më tani në vend janë shënuar 433 të infektuar dhe 24 viktima, ndërkohë që 197 persona janë shëruar tërësisht nga pandemia. Deri më tani, të shtruar në spital janë 53 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar. Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave, ndërkohë që harta është riaktivizuar sërish Pukë, Lushnje, Fier e Krujë. Ndërsa Tirana dhe Shkodra, çdo ditë shënojnë raste të reja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet karantinohen mjeket e traumes koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 spitali i traumes karantinohen mjeket e traumes koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 spitali i traumes

Sondazh

Poll