Aktualitet

Berisha publikon fotot nga Hidrocentrali i Moglicës: Vlerë për ekonominë shqiptare, faleminderit atyre që financuan këtë

12 Prill 2020, 21:21 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook, disa foto nga Hidrocentrali i Moglicës. Në statusin ku ka publikuar fotot, Berisha shkruan se hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës janë një realitet me vlerë tejet të rëndësishme për endergjitikën dhe ekonominë e Shqipërisë.

Sot nje dite e veçante ne historikun e energjitikes shqiptare. Hidrocentrali i Moglices, i cili ka njeren nga dy digat e betonit me te larta te Europes, hapi per here te pare ne nje prove te suksesshme portat e liqenit te tij!

Miq, Kaskada e Devollit shenon investimin me te madh ne energjitiken e vendit ne 30 vitet e fundit! Punimet per kete Kaskade nga kompania norvegjeze Statkraft filluan ne pranveren e vitit 2013. Te nesermen e inaugurimit te punimeve Edvin Kristaq Mashtrimi u deklaroi qytetareve te Gramshit se Berisha inuaguroi genjeshtren e radhes. Por sot hydrocentralet e Banjes dhe Moglices jane nje realitet me vlere tejet te rendesishme per energjitiken dhe ekonomine e Shqiperise. Nje mirenjohje per te gjitha ata vendas dhe te huaj qe ideuan, projektuan, financuan dhe ndertuan kete kryeveper te re te energjitikes ne Shqiperi.sb,”- shkruan Barisha krah fotove.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll