Aktualitet

U aksidentua dy ditë më parë, i riu nga Durrësi në spital doli me covid-19, mjekët e dyshuan nga skaneri

Në spital kanë nisur dyshimet nga ana e mjekëve se i riu mund të jetë i infektuar me covid-19, në momentin kur i është bërë skaneri. Për këtë arsye bluzat e bardha i kanë marrë tamponin nga ku ka rezultuar pozitiv.
Featured image of article: U aksidentua dy ditë më parë, i riu nga Durrësi në spital doli me covid-19, mjekët e dyshuan nga skaneri Spitali i Durrësit

DURRËS– Rasti i vetëm i identifikuar me koronavirus sot në qytetin e Durrësit, është një 39-vjeçar, i cili është aksidentuar dy ditë më parë. 39-vjeçari u aksidentua bashkë me shokun e tij, dhe u dërgua me urgjencë në spital. 

Në spital kanë nisur dyshimet nga ana e mjekëve se i riu mund të jetë i infektuar me covid-19, në momentin kur i është bërë skaneri. Për këtë arsye bluzat e bardha i kanë marrë tamponin nga ku ka rezultuar pozitiv.

Tamponi i është marrë edhe shokut të tij dhe tre mjekëve, por fatmirësisht rezultuan negative. Megjithatë, ato janë vetëkarantinuar në shtëpi për 14 ditë. Ndërsa i riu ndohet në spitalin Infektiv në Tiranë, ku edhe ndodhet në gjendje të stabilizuar. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë deri më tani në vend janë shënuar 433 të infektuar dhe 24 viktima, ndërkohë që 197 persona janë shëruar tërësisht nga pandemia. Deri më tani, të shtruar në spital janë 53 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar. Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave, ndërkohë që harta është riaktivizuar sërish Pukë, Lushnje, Fier e Krujë. Ndërsa Tirana dhe Shkodra, çdo ditë shënojnë raste të reja.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment