Aktualitet

“Jeni humanë”, pacienti italian përlotet para dy infermierëve shqiptarë dhe i falenderon me lot në sy, Suela dhe Eduard

12 Prill 2020, 18:03 Nga DOSJA
“Jeni humanë”, pacienti italian përlotet para dy

TIRANË– Një pacient në Bresha të Italisë, është përlotur dhe ka falenderuar infermierët shqiptarë, Suelën dhe Eduardin që i janë gjendur pranë. Në një video të publikuar nga ministrja Ogerta Manastirliu, shihet se si pacienti Covid-19, fshin lotët teksa falenderon shqiptarët.

“Kam lindur në Bresha. Dua të falenderoj Suelën dhe Eduardin për profesionalizmin e treguar dhe humanitetin. Ju falenderoj,”– thotë pacienti dhe fshin lotët.

“Ju falenderojmë ne juve dhe ju urojmë shërim të shpejtë,”– i thonë infermeierët shqiptarë, italianit të sëmurë teksa i prekin supet.

“Suela dhe Eduardi po përmbushin misionin e tyre humanitar në ndihmë të popullit mik italian, për të cilin ruajnë një lidhje të veçantë. Sot, ata kanë mirënjohjen e pacientëve të prekur nga #covid19 në spitalin e Breshias dhe të gjithë së bashku, 30 mjekë e infermierë shqiptarë që po shërbejnë në vendin fqinj në këto ditë të vështira, kanë mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve,”– shkruan Manastirliu krah videos.

Shqipëria iu gjet pranë Italisë që po lufton me koronavirusi, situatë e cila ka rezultuar tragjike për vendin fqinj. nga Rinasi drejt Italisë 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, pasi është nga vendet më të prekura nga COVID-19. Ky vendim i qeverisë shqiptare u mirëprit nga qeveria e shtetit fqinj ndërsa kryeministri Conte nuk ngurroi që të falënderonte homologun, Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali mjeket shqiptare ne itali suela dhe eduardi itali mjeket shqiptare ne itali suela dhe eduardi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Prill 2020, 12:16

TIRANË- Besimtarët e Krishterë kanë festuar një ditë më parë Pashkët katolike, mes pandemisë së Covid-19. Si asnjëherë më parë, Katedralja e Shën Palit në ...